AKI dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi - Gazeta Express
string(48) "aki-dhe-fsk-nenshkruajne-memorandum-bashkepunimi"

Gazeta Express

28/05/2020 22:22

AKI dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gazeta Express

28/05/2020 22:22

Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI, z. Kreshnik Gashi dhe Komandanti i FSK gjenerallejtënant z. Rrahman RAMA kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së.

Ky Memorandum përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.

Lexo Edhe:

Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë.