"Ajo ishte një yll, donim të kishim fëmijë", flet i dashuri i mjekes shqiptare që vdiq në Gjermani - Gazeta Express
string(94) "ajo-ishte-nje-yll-donim-te-kishim-femije-flet-i-dashuri-i-mjekes-shqiptare-qe-vdiq-ne-gjermani"

“Ajo ishte një yll, donim të kishim fëmijë”, flet i dashuri i mjekes shqiptare që vdiq në Gjermani

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2021 10:12

Eneida Doko është mjekja shqiptare e cila fatkeqësisht humbi jetën në një aksident tragjik në Gjermani. Për mediat gjermane ka folur i dashuri i mjekës.

I dashuri i saj, po mjek në profesion ka thënë për mediat gjermane se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.

Lexo Edhe:

Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”, është shprehur partneri i saj.

Ndërkohë bëhet me dije se Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016.

Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.

Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe gjermanishten e mësoi vetëm për një vit”, ka thënë ai.

Mësohet se mjekja po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ishull trafiku.