Agjencia e Zbatimit të Gjuhës,shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve - Gazeta Express
string(62) "agjencia-e-zbatimit-te-gjuhesshenoi-diten-europiane-te-gjuheve"

Gazeta Express

26/09/2020 17:40

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës,shënoi Ditën Europiane të Gjuhëve

Gazeta Express

26/09/2020 17:40

Me rastin e 26 Shtatorit – Ditës Europiane të Gjuhëve, AZGJ-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët në Klubin e Deputetëve me temë “Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut – një mundësi ose pengesë në procesin e ndërtimit të një shoqërie qytetare demokratike”.

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, iu drejtua të pranishmëve dhe përfaqësuesve të medieve, duke theksuar se AZGJ-ja njeh rëndësinë e kësaj date simbolike që shënon shumëgjuhësinë dhe diversitetin gjuhësor në Europë.

Lexo Edhe:

AZGJ-ja do të vazhdojë ta shënojë këtë datë të rëndësishme, sepse shkalla e respektit dhe edukimit të larmisë gjuhësore është pasqyrim i shkallës së  zhvillimit demokratik të secilit shtet.

Në tryezën e rrumbullakët, paraqitje kishin edhe Xhelal Hoxhiq,zëvendësdrejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive; Ana Popova Manasievska, kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe të Interpretuesve (MATA); Diana Treneska, përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës; Dragana Gjoreska, profesoreshë në SHEJQSH “Vasil Antevski – Dren”, si dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari-Qamili.