Bora inkuadrohet në Superligë, shpallet kampione pa asnjë humbje në Ligën e Parë - Gazeta Express
string(79) "bora-inkuadrohet-ne-superlige-shpallet-kampione-pa-asnje-humbje-ne-ligen-e-pare"

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 18:27

Bora inkuadrohet në Superligë, shpallet kampione pa asnjë humbje në Ligën e Parë

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 18:27

KB Bora ka shkruar historinë duke u promovuar për herë të parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi është shpallur kampione e Ligës së Parë, pas një sezoni fantastik me të gjitha fitore. Bora gjithashtu është edhe fitues të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në finalet e “Play-Offit” për inkuadrim në Superligë, Bora triumfoi ndaj New Basket në të dy ndeshjet.

Finalja e dytë u zhvillua sot në “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 71:97 në favor të prishtinasve.

New Basket ka edhe një mundësi për t’u inkuadruar në Superligë, tani përmes “Play-Outit”.

Prizrenasit do të takohen me rivalin lokal, Proton Cable Prizrenin, që sezonin do ta mbyllë në pozitën e shtatë në tabelën e elitës së basketbollit kosovar. /Gazeta Express/