Xavi identifikon një 16-vjeçar si zëvendësues afatgjatë të Busquetsit - Gazeta Express
string(69) "xavi-identifikon-nje-16-vjecar-si-zevendesues-afatgjate-te-busquetsit"

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 15:03

Xavi identifikon një 16-vjeçar si zëvendësues afatgjatë të Busquetsit

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 15:03

Ishte një ditë e trishtë për Barcelonën kur Sergio Busquets u largua verën e kaluar pas 15 vitesh në ekipin e parë.

Gjatë gjithë asaj periudhe, ai ishte i pazëvendësueshëm në mesfushë dhe mungesa e tij padyshim se është e dukshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barcelona nënshkroi me Oriol Romeun, por ai nuk po del të jetë zëvendësues ideal.

Kësisoj, Andreas Christensen ka luajtur shpesh në mesfushë, megjithëse Barcelona besohet se është afër korrigjimit të situatës duke nënshkruar me Guido Rodriguez.

Për sa i përket mesfushorëve nga “La Masia”, më premtuesi vlerësohet të jetë Marc Bernal.

Xavi e vlerëson 16-vjeçarin, i cili ka qenë i pranishëm në stërvitjet e ekipit të parë në faza të ndryshme gjatë gjithë sezonit, dhe sipas “Mundo Deportivo” , ai konsiderohet të jetë “Busquets i së ardhmes”.

Paraqitjet e Bernalit për Barca Atletic e kanë bërë atë që të tërheq interesim nga klube në Angli, Gjermani dhe Itali, por fati i Barcelonës është se ai mendon vetëm të qëndrojë te “Blaugranët”.

Dhe, kjo besnikëri së shpejti mund të shpërblehet me një vend të rregullt në ekipin e parë. /Gazeta Express/