Bilall Kasami e “tradhton” Albin Kurtin, pyetet a jeni për martesa burrë me burrë - Gazeta Express
string(78) "bilall-kasami-e-tradhton-albin-kurtin-pyetet-a-jeni-per-martesa-burre-me-burre"

Bilall Kasami e “tradhton” Albin Kurtin, pyetet a jeni për martesa burrë me burrë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 17:04

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është pyetur lidhur me zotimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti votimin e Kodit Civil që mundëson martesat e gjinisë së njëjtë, shkruan Gazeta Express.

Kasami tha se partia që ai drejton është e qendrës së djathtë dhe si të tillë i mbështesin vetëm martesat tradicionale.

Lexo Edhe:

“Ne jemi parti konservatore, jemi i qendrës së djathtë, dhe ne mbështesim familjet tradicionale. Nëse atë e ka thënë Albini Kurti mund të shkosh në Kosovë lirisht edhe…”, ka thënë Kasami.

Përndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka mbështetur publikisht koalicionin “VLEN”  në Maqedoni në zgjedhjet për president. /Express/