Salah gati sa nuk përleshet fizikisht me Kloppin - Gazeta Express
string(48) "salah-gati-sa-nuk-perleshet-fizikisht-me-kloppin"

Salah gati sa nuk përleshet fizikisht me Kloppin

Futboll

Gazeta Express

27/04/2024 16:02

Liverpooli ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titull në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp luajti baras sot me West Ham Unitedin, në kuadër të javës së 35-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2.

Mohamed Salah dhe trajneri Jurgen Klopp kishin një përplasje gjatë kohës sa sulmuesi egjiptian ishte duke u futur në lojë.

Ai debatoi ashpër me trajnerin e tij, teksa u nevojit ndërhyrja e Darwin Nunez për të qetësuar situatën.