Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës - Gazeta Express
string(61) "ministri-i-drejtesise-nderon-deshmoret-e-lugines-se-presheves"

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Gazeta Express

06/06/2020 15:55

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë homazhe pranë varrit të heronjve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se heronjtë, Nijazi Azemi, Shaban e Sami Ukshini si dhe Fatmir Ibishi mbeten sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

Lexo Edhe:

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri. Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”, ka shkruar Selimi./Express/