Rama: Si do kryhet depolitizimi i administratës zgjedhore, kërkesë e ODIHR - Gazeta Express
string(72) "rama-si-do-kryhet-depolitizimi-i-administrates-zgjedhore-kerkese-e-odihr"

Rama: Si do kryhet depolitizimi i administratës zgjedhore, kërkesë e ODIHR

Gazeta Express

04/06/2020 22:06

“Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR”.

Kështu është shprehur Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, duke shpjeguar se si mazhoranca ka propozuar të kryhet ai që quhet depolitizim i administratës, e që duket se është një pikë e padakordësuar në çështjen e reformës zgjedhore.

Lexo Edhe:

“Ne kemi përpara një detyrë të qartë, të depolitizojmë administratën zgjedhore dhe kjo është një kërkesë thelbësore e ODIHR-it dhe ajo që na kërkohet nga BE dhe nga SHBA është një ligj zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBe- ODIHR-it.

Ajo çfarë na kërkohet ne është një marrëveshje me element thelbësor depolitizimin. E dyta nuk jemi në një kohë kur administrata ishte një falangë e madhe politike, por jemi shumë vite më pas. Nga ana tjetër është shumë e thjeshtë llogaria. Po të bëhet me 7 x 7= 42, nuk del, po të bëhet me aritmetikë del.

Shqipëria ka 16 mijë e 500 komisionerë nëse komisionet janë me tre persona. Administrata publike shqiptare, me statusin e nëpunësit civil dhe që mbrohet nga ky status, ka afro 16 mijë persona, pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit që përfshihen në gjithë botën. Është hapur hapësira që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, pra të gjithë anëtarët e partive politike (brenda këtyre) që duan të regjistrohen vullnetarisht për të qenë komisionerë, me kushtin që të kenë një diplomë dhe të mos kenë probleme me ligjin, mund të regjistrohen, pra të gjitha partitë mund t’i nxisin ata që kanë bërë komisionerin më parë të regjistorehn.

Dhe kështu krijohet një rezvuar njerëzish që mund të shkojë në 60 -70, apo 100 mijë persona. Dhe në këtë rezervuar administrata pse është e rëndësishme? Administrata do ta ketë me detyrim në rast se i bie shorti. Gjithë ky rezervuar është rezervuari ku do të selektohen njerëzit. Dhe do të bëhet me short, jo me emërim. Shortin do ta hedhi KQZ në mënyrë transparente.

Dhe këtu mund t’i bjeri shorti një anëtari të PD apo partive të tjera dhe sigurisht që do t’i bjeri shorti dhe një punonjësi të administratës. Punonjësi i administratës e ka me detyrim, vullnetarin nuk e detyron dot. Nëse ju më gjeni mua përtej mitologjisë një nëpunës civil që është i gatshëm të shkojë në komision dhe të rrezikojë vendin e punës dhe të drejtën për të punuar për shtetin shqiptar gjithë jetën dhe shkon në burg për manipulime, atëherë ma tregoni kush është se një të tillë në Shqipëri nuk ka”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se si mund të funksionojë besimi tek një administratë e punësuar nga politika, Rama tha:

“Dhe për t’u kthyer tek çështja e besimit , me lejoni t’ju jap një shembull. Nëpunës civil në nivelin qendror, gjithsej janë 16 mijë. Në varësi të ministrive janë 9 mijë. E dini ju se sa nga këta 9 mijë kanë hyrë në punë pas vitit 2013. Vetëm 33%. 67% e tyre kanë hyrë në kohën kur qeveriste PD, një pjesë e madhe dhe një pjesë kanë qenë edhe më përpara”, deklaroi Rama./Opinion.al