Kim Kardashian zbulon kërkesën e pazakontë që bën para se të pijë kafen - Gazeta Express
string(71) "kim-kardashian-zbulon-kerkesen-e-pazakonte-qe-ben-para-se-te-pije-kafen"

Kim Kardashian zbulon kërkesën e pazakontë që bën para se të pijë kafen

Rozë

Gazeta Express

30/04/2024 9:31

Kim Kardashian është shumë ekstra në dëshirat e saj dhe së fundmi ka zbuluar një kërkesë të saj relativisht të çuditshme kur vjen puna te kafja. Ajo ka zbuluar se e urren kur dëgjon tingullin që bën kartoni në filxhanin e kafes.

Më konkretisht, e keni parasysh kartonin që vendosin kompanitë e kafes te filxhani për të mbrojtur konsumatorët nga pija e nxehtë, në formën e shiritit? E pikërisht momenti kur hiqet ky karton për Kim Kardashian është i padurueshëm.

Lexo Edhe:

“Po është e vërtetë. E urrej ndjesinë dhe tingullin ”, tha Kardashian, duke shtuar se kushdo që është me të e ndihmon që të heqë kartonin ndërsa ajo nuk shikon.

“Nuk mund ta shoh që po ndodh dhe nuk mund ta dëgjoj. Ky tingull është për mua si tingulli i thonjve në një dërrasë të zezë për të tjerët”, shtoi ajo.

Se si është ky tingull ndoshta për shumë nga ju është e vështirë për ta përceptuar, por për Kim vlen./A2CNN