QKUK-ja i lë të pambrojtur nga koronavirusi stafin dhe pacientët në ambulancat specialistike - Gazeta Express
string(90) "qkuk-i-le-te-pa-mbrojtur-nga-koronavirusi-stafin-dhe-pacientet-ne-ambulancat-specialistike"

QKUK-ja i lë të pambrojtur nga koronavirusi stafin dhe pacientët në ambulancat specialistike

Gazeta Express

04/06/2020 13:21

Stafi mjekësor dhe administrativ në ambulancat specialistike të Qendrës Klinike Universitare janë të pambrojtur nga koronavirusi.

Kështu ka konstatuar një raport i brendshëm i QKUK-së gjatë një inspektimi të kryer pas fillimit të punës në këto ambulanca. Raporti ka gjetur se stafi mjekësor dhe administrativ, por edhe pacientët që vizitohen në këtë objekt, nuk janë të mbrojtur sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar, shkruan Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

Raporti ka konstatuar se në recepsionin e ambulancave specialistike të Kardiologjisë, Endokrinologjisë, Ortopedisë dhe Fiziatrisë, punonjësit të cilët janë kontakti i parë me pacientët nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Mungojnë maska për frymëmarrje, mungojnë dorëza, dezinfektues për duar dhe hapësira të punës, mungojnë udhëzues për mbajtjen e distancës në mes pacientëve, mungojnë udhëzime dhe vendosja e barrierës nga qelqi në sportel”, thuhet në pikën 1. të këtij raporti, një kopje e të cilit ka arritur në adresë të Gazetës Shneta.

Pothuajse raport i njëjtë është edhe për recepsionin e ambulancave specialistike të kirurgjisë dhe degëve internistike.

Gjendje jo e mirë është raportuar edhe brenda ambulancave specialistike, ku stafi mjekësor është furnizuar pjesërisht me maska për frymëmarrje, dorëza dhe dezinfektues, ndërsa mungojnë udhëzime për mbajtjen e distancës në mes pacientëve.