Si u prish koalicioni LDK-VV, rasti i Agim Veliut ka të bëjë me mësysh, Mustafa e do partinë e Albin Kurtit, këto janë parashikimet e Burdushit - Gazeta Express
string(140) "si-u-prish-koalicioni-ldk-vv-rasti-i-agim-veliut-ka-te-beje-me-mesysh-mustafa-e-do-partine-e-albin-kurtit-keto-jane-parashikimet-e-burdushit"

Si u prish koalicioni LDK-VV, rasti i Agim Veliut ka të bëjë me mësysh, Mustafa e do partinë e Albin Kurtit, këto janë parashikimet e Burdushit

Gazeta Express

02/06/2020 10:00

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka dhënë parashikimet e tij mbrëmë lidhur me Qeverinë Hoti dhe ka komentuar figurat më të larta politike të LDK-së, më saktësisht kryetarin Isa Mustafa

Në emisionin DPT te Fidani në T7, Burdushi ka thënë se Kosova do të ketë një qeveri të re. Ai ka parashikuar edhe deputetët që nuk do të votojnë Qeverinë Hoti.

Lexo Edhe:

Burdushi ka thënë se prej partive që kanë lidhur koalicion, Donika Kadaj dhe Haxhi Avdyli nuk do të votojnë qeverinë Hoti.

“Një deputete kaçurrele nuk do të votojë qeverinë. Kjo mund të ndryshojë nëse i bëjnë magji. Ky është parashikimi im, por kjo është në dorë të Zotit. As deputeti me shkronjën H, ky duhet të jetë Haxhi Avdyli, nuk do të votojë”, ka deklaruar Burdushi.

Tutje ai ka parashikuar edhe se a do të krijohet qeveria. Sipas tij, Qeveria Hoti nuk do të ketë jetëgjatësi.

“Qeveria do të bëhet. Mirëpo parashikoj se nuk do të ketë gjatësi të madhe. Diku deri në mars më së gjati”, ka thënë Burdushi.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse është prishur koalicioni LDK-VV, derisa ka komentuar figurat më të larta politike të LDK-së, më saktësisht kryetarin Isa Mustafa.

“Isa Mustafa ka qenë i treanshëm. E do VV-në, nuk e nënçmon por e do dhe kështu u përzien te ky, herë andej e herë këndej e dërgojshin magjitë”.

‘’Problemi më i madh në Kosovë është zilija dhe inati. Kur është çështja te populli duhet gjithçka me përbi dhe me ec përpara. Por Isa sa andej sa këndej. Ky ka magji të fortë, ka mësysh”, thotë ai. 

Burdushi ka folur edhe për Agim Veliun, derisa arsyen pse u prish koalicioni e ka lidhur me magji.

‘’Agimi ka shkel në magji dhe u egërsua. Magjia i ka fajet. Ajo mund të sjellë deri në shkatërrim dhe në gjendje të rëndë. Aty i erdhi inati”, shpjegon Peqani.

‘’Para zyrave i kanë magjistarët e jashtit dhe ata i gjuajnë dhe u rrinë gati. Ashtu si gazetarët që rrinë para zyrave’’, shtoi ai. /Gazeta Express