Nuk arritën ti takojnë asnjëherë familjarët e tyre. Por, kujtimin për ta po e mbajnë të gjallë përmes rrëfimeve për ta.
E 21 vite pas vdekjes së tyre, ata po përkujtoheshin përmes lutjeve të familjarëve.
26 Maji, i vitit 1999 përkujtohet si një ndër ngjarjet më të rënda në Prizren, madje edhe në Kosovë.
Në këtë ditë, forcat serbe rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë̈ ata që i gjetën nëpër shtëpitë̈ e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit, fëmijë, gra e të moshuar̈.
Kështu pak javë para çlirimit nga lufta, në Prizren u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë .
E në këtë Masakër, dikush humbi 10 anëtarë të familjes.
Selami Sylejmani e ka ende të freskët atë ngjarje të kobshme.
E familjarët e tij të pafajshëm thotë se u vranë vetëm pse ndihmuan UCK-në.
Selami Sylejmani, familjar i martirëve
Në 23 vjetorin e vrasjes së familjarëve të tij , thotë se ende ndien dhimbje të njëjtë.
E dhimbjen e tij e shton heshtja e institucioneve karshi shtetit serb.
27 martirët e masakrës së Tusuzit, në mënyrë barbare u vranë nga forcat serbe, disa prej të cilëve edhe u dogjën të gjallë.
Kështu, kjo njëherësh kjo masakër njihet si masakra më e rëndë që u bë në qytetin e Prizrenit.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...