Malisheva ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme drejt sigurimit të pjesëmarrjes në garat europiane sezonin tjetër.
Në shtëpi, Malisheva triumfoi 3:1 ndaj Gjilanit, në derbin direkt për pozitën e tretë, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, tani Malisheva ka 49 pikë në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet i pesti me pesë pikë më pak të grumbulluara. /Gazeta Express/