Llapi ka shënuar një fitore të madhe në luftën për mbijetesë në Superligë.
Llapjanët triumfuan 4:0 ndaj Prishtinës së Re, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.
Golat për vendasit i shënuan Arbnor Ramadani, Arianit Hasani, Edon Sadriu dhe Fiton Ademi.
Me këtë fitore, Llapi tani del në pozitën e tetë që dërgon në barazh me 36 pikë.
Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet me 28 pikë dhe me shumë pak gjasa për mbijetesë.