Reforma, mazhoranca dhe opozita bien dakord në 3 pika, ndryshon koha e zgjedhjeve - Gazeta Express
string(79) "reforma-mazhoranca-dhe-opozita-bien-dakord-ne-3-pika-ndryshon-koha-e-zgjedhjeve"

Reforma, mazhoranca dhe opozita bien dakord në 3 pika, ndryshon koha e zgjedhjeve

Gazeta Express

26/05/2020 14:54

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes relativisht të gjatë palët u shprehën se kanë rënë dakord në 3 pika: financimi i partive, kuota gjinore dhe periudha zgjedhore.

Lexo Edhe:

Sipas Damian Gjiknurit u dakordësua për financimin e partive, duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, por ende nuk është vendosur raporti mes tyre.

Po ashtu për përfaqësimin gjinor, ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore.

“Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh.  U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.  Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore,  që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar. Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë.

Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik.  Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është  të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se palët diskutuan për periudhën zgjedhore, kuotën dhe financimet

“Sot patëm mbledhjen e radhës, pas asaj ndërprerje brutale që shkaktuan veprimet e Ramës për të nxjerrë nga binarët procesin. Diskutuam periudhën zgjedhore, kuotën dhe financimet. U arrit dakordësia që periudha zgjedhore të jenë, 15 prill- 15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor e dyta, që do i mundojnë presidentit datën e zgjedhjeve pa kufizime në këto periudha.

U jepet mundësia zgjedhësve që të marrin pjesë në numër më të lartë, duke gjykuar se shumë largohen për periudha sezonale, por i largohemi edhe periudhave të nxehta dhe të ftohta. Arritëm në dakordësi për shumë elementë për financimin e partive, ekspertët do të gjejnë zgjidhjen përfundimtare me një formulë mikse. Synimi ynë ka qenë reduktimi i financimit privat që të pastrohet politika nga ndikime të paligjshme që vijnë dhe penetrojnë në fushatë. Pati debat për çështje të ndryshme, por jemi në rrugën e përmbylljes paketave” tha ai.

“Një nga tre argumentet që u përmbyll në princip sot ishte edhe kuota gjinore. Bashkëndamë një kompromis që kuota gjinore të respektohet me principin 1 në 3. Të aplikohet edhe në zgjedhjet lokale, që ka qenë 50% po ka qenë jo efikase. Kemi kërkuar që kjo kuotë gjinore të jetë reale, për të evituar edhe historitë e të shkuarës. Pra për të hedhur një hap në rrugën e duhur, dhe jo ajo që do ta quanim demagogjia e radhës.  Besoj se ekspertët do të sjellin një model të shpejtë dhe të pranueshëm dhe besoj që kjo çështje të mbyllet dhe do të hidhet një hap i rëndësishëm dhe krijon një garë të hapur dhe një akses të femrës shqiptare”, u shpreh Vasili pas përfundimit të tryezës.