string(78) "77-vjecari-nga-rahoveci-viktima-e-radhes-e-covid-19-kishte-edhe-semundje-tjera"

Gazeta Express

08/05/2020 11:31

77-vjeçari nga Rahoveci viktima e radhës e COVID-19, kishte edhe sëmundje të tjera

Gazeta Express

08/05/2020 11:31

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Express

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Klinike dhe Universitare ka njoftuar se ai ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

“Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Infektivë po trajtohen tetë të prekur me COVID-19.

Pesë raste janë në gjendje stabile, derisa tri raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga kjo Klinikë, sot lirohen pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19. /Gazeta Express