Mateo është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për një detaj që lidhet me unazën e martesës
Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania” duket se e ka marrë seriozisht këshillën e partneres së tij, Brikenës, që unaza të mos hiqet nga vendi.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Mateo u komentua disa herë pasi e kishte harruar unazën në tualet. Këto momente u kthyen shpejt në temë diskutimi mes ndjekësve.

Tani, ai duket se ka gjetur një zgjidhje praktike për të shmangur çdo incident, sidomos gjatë stërvitjes. Në fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjet, Mateo shihet në palestër me unazën të vendosur në një zinxhir rreth qafës.
Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit ta komentojnë me humor, duke e lidhur veprimin e tij me “ultimatumin” e Brikenës. Në këtë mënyrë, Mateo e mban unazën gjithmonë pranë vetes, edhe kur stërvitja bëhet më intensive. /GazetaExpress/