Arjeta Musliu i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit: Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja - Gazeta Express
string(108) "arjeta-musliu-i-bashkohet-ekipit-te-vjosa-osmanit-historia-e-saj-nuk-u-formesua-nga-politika-por-nga-dhimbja"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 20:13

Arjeta Musliu i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit: Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 20:13

Vjosa Osmani ka prezantuar Arjeta Musliun, si pjesë të ekipit të saj, duke thnë se do të jetë kandidate për deputete.

Arjeta Musliu kishte përjetuar vdekjen e djalit të saj poër shkak të substancave narkotike, Osmani për të tha se historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.

Postimi i plotë:

Historia e saj nuk u formësua nga politika, por nga dhimbja.

Me një plagë që shumëkush nuk e sheh, por që ajo e ka kthyer në forcë. Në vend që ta thyejë, ajo e ka shndërruar në mision për të shpëtuar jetë, për t’u dhënë zë familjeve që luftojnë në heshtje, për t’u rikthyer shpresën atyre që e kanë humbur.

Kjo është Arjeta Musliu.

Një grua që nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë që zgjohet çdo ditë me frikën për fëmijën, për çdo motër e vëlla që nuk pranon të dorëzohet, për çdo familje që ka përjetuar dhimbjen e varësisë nga substancat narkotike, për çdo të ri që ka nevojë për një dorë që e nxjerr nga errësira.

Për këtë rrugëtim, pata nderin që në vitin 2021 ta dekoroj me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”.

Arjetën e kemi mbështetur dje.

E mbështesim sot.

Dhe do ta mbështesim gjithmonë.

Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës

E dashur Arjeta, mirë se vjen

Advertisement
Advertisement
Advertisement