Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër ndaj komenteve ofenduese që ka marrë së fundmi në rrjetet sociale lidhur me pamjen fizike dhe peshën e saj.
Përmes një postimi në Instastory, ajo është shprehur e tronditur nga mënyra se si disa ndjekës ndihen të lirë të komentojnë trupin e saj, duke theksuar se kritikat nuk kanë munguar as kur ka qenë shumë e dobët dhe as tani që ka shtuar peshë.
Fetahu zbuloi se periudha kur kishte humbur shumë kilogramë ka qenë e lidhur me probleme shëndetësore, ndërsa sot, sipas saj, ndihet më mirë dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.
“Kam ditë që dua të reagoj, por ende jam në shok nga mënyra se si njerëzit ndihen kaq të lirë të komentojnë mbi trupin tim. Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’ dhe gjëra të tjera. Sot, që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’”, shkroi Xheneta.
Ajo shtoi se nuk arrin ta kuptojë përfshirjen e të tjerëve në trupin e saj dhe u bëri thirrje ndjekësve të reflektojnë mbi sjelljen e tyre.

“E vërteta është kjo: në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk arrij të kuptoj pse ndiheni kaq të përfshirë në trupin tim”, vijoi ajo.
Në fund, Fetahu e cilësoi këtë sjellje si bullizëm të hapur, duke kërkuar që komentet fyese ndaj pamjes fizike të marrin fund.
“Merruni me jetën tuaj. Sepse kjo që po bëni nuk është ‘shaka’ apo ‘opinion’ – është bullizëm i qartë. Dhe duhet të ndalojë”, përfundoi Xheneta Fetahu. /GazetaExpress/