Publikohet “Lema Lema” - Gazeta Express
string(20) "publikohet-lema-lema"

Muzike

Gazeta Express

07/05/2026 20:13

Publikohet “Lema Lema”

Muzike

Gazeta Express

07/05/2026 20:13

2Ton, Ermal Fejzullahu dhe Ronela Hajati kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Lema Lema”.

Projekti është lansuar së bashku me videoklipin zyrtar, i cili është publikuar në kanalin e 2Ton në YouTube, si dhe në platformat digjitale të muzikës.

Për vijën melodike janë kujdesur 2Ton dhe Ronela Hajati, ndërsa teksti është shkruar nga 2Ton, Ronela dhe Ghulo. Videoklipi mban firmën e “Fullmoon Production”.

Në orët e para të publikimit, kënga ka marrë reagime pozitive nga dëgjuesit dhe ka grumbulluar mbi 31 mijë shikime në YouTube.

“Lema Lema” sjell në një projekt të përbashkët tre emra të njohur të muzikës shqiptare, duke ndërthurur stilin e secilit artist në një këngë ritmike. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement