Fotot e fundit të Marilyn Monroe - Gazeta Express
string(32) "fotot-e-fundit-te-marilyn-monroe"

Yjet

Gazeta Express

07/05/2026 19:59

Fotot e fundit të Marilyn Monroe

Yjet

Gazeta Express

07/05/2026 19:59

“Njerëzit në të vërtetë nuk më njohin.” Kjo ishte një nga deklaratat më domethënëse të Marilyn Monroe, e dhënë në një intervistë për revistën Life Magazine në verën e vitit 1962, pak kohë para ndarjes së saj nga jeta.

Aktorja legjendare, e lindur si Norma Jeane Baker, foli hapur për barrën e famës dhe mënyrën se si imazhi publik e kishte reduktuar shpesh në një simbol seksi.

“Ky është problemi – një simbol seksi bëhet një ‘gjë’. Unë e urrej të jem një ‘gjë’”, u shpreh Monroe, duke treguar se pas shkëlqimit të Hollywood-it fshihej një grua që kërkonte të shihej përtej pamjes dhe famës.

Fëmijëria e saj ishte e vështirë. Monroe u rrit mes jetimoreve dhe familjeve kujdestare, përpara se të zbulohej në moshën 18-vjeçare dhe të niste rrugëtimin drejt kinemasë. Ajo kishte treguar se dashuria për aktrimin kishte lindur që në moshën 5-vjeçare, kur kalonte orë të tëra duke parë filma.

Në intervistë, Monroe e krahasoi famën me “kavjarin”: diçka të mirë, por jo kur bëhet pjesë e përditshmërisë. Ajo foli edhe për sfidat në industrinë e filmit, ku, pavarësisht suksesit, shpesh nuk ndihej e vlerësuar siç duhej.

Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së saj mbetet interpretimi i këngës “Happy Birthday” për presidentin John F. Kennedy në vitin 1962, performancë që hyri në historinë e kulturës pop.

Monroe preku edhe jetën personale, martesat dhe dëshirën për një familje të lumtur, një ëndërr që nuk arriti ta përjetonte plotësisht.

Intervista u publikua më 3 gusht 1962. Vetëm dy ditë më vonë, Marilyn Monroe u gjet e vdekur nga mbidoza e barbiturateve. Rasti u cilësua si vetëvrasje e mundshme, por edhe sot mbetet i rrethuar nga mister. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement