Mbërrijnë në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni - Gazeta Express
string(57) "mberrijne-ne-kosove-38-kosovare-qe-ndodheshin-ne-slloveni"

Mbërrijnë në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni

Gazeta Express

05/04/2020 18:47

Kanë mbërritur në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni. Lajmin e ka publikuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Bashkëatëdhetarët kanë hyrë në Kosovë të shtunën.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Slloveni:

Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.

38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës??.

Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë??, Kroacisë?? dhe të Malit të Zi ?? si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar.

Me kujdes, Pa panikë!