Kina i nderon viktimat e koronavirusit me 3 minuta heshtje - Gazeta Express
string(58) "kina-i-nderon-viktimat-e-koronavirusit-me-3-minuta-heshtje"

Kina i nderon viktimat e koronavirusit me 3 minuta heshtje

Gazeta Express

04/04/2020 9:57

Me flamuj në gjysmështizë dhe sirena të aktivizuara, Kina i mbajti tre minuta heshtje në tërë vendin për t’i nderuar ata që vdiqën nga koronavirusi.

Ky respekt u bë në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në të gjitha qytetet kryesore, por ishte më i dalluar në Wuhan, qendra industriale ku u paraqitën rastet e para të virusit në dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Qyteti në fjalë ishte vendosur në karantinë të plotë më 23 janar si përpjekje për ta luftuar përhapjen e virusit të ri. Udhëheqësit e shtetit e cilësuan atë si qytet heroik për shkak të përpjekjeve për ta luftuar sëmundjen në vendbanimin me 11 milionë banorë.

Ndryshe, Kina e raportoi një rast të ri të infektimit në Wuhan dhe 18 të infektuar që kishin ardhur nga vendet e tjera. U shënuan edhe katër viktima, të gjitha në Wuhan. Kështu, numri i të infektuarve shkoi në 81639, ndërsa shifra e të vdekurve në 3326, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse ishte vendi i parë që u prek nga koronavirusi, Kina nuk ndodhet në vendin e parë në botë as për numrin e të infektuarve, as për numrin e të vdekurve. Më së shumti të infektuar kanë Shtetet e Bashkuara me mbi 278 mijë raste, ndërsa Italia ka më së shumti viktima – mbi 14 mijë.