Limaj e cilëson qeverisjen e Kurtit si qeveri autoritare që i urren procedurat ligjore - Gazeta Express
string(86) "limaj-e-cileson-qeverisjen-e-kurtit-si-qeveri-autoritare-qe-i-urren-procedurat-ligjore"

Limaj e cilëson qeverisjen e Kurtit si qeveri autoritare që i urren procedurat ligjore

Gazeta Express

03/04/2020 19:19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimet arbitare në fillim mund të duken simpatike dhe të duartrokitën, por kjo mënyre e qeverisjes do të kthehet në rrënim të rendit ligjor.

Lideri i Nismës ka thënë se qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metode dhe logjike e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore dhe respektimin e ligjit.

Lexo Edhe:

Limaj duke aluduar në qeverisjen e VV-së ka thënë se Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz të tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik.

“Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre është “ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.