Juve, në "pole-position" për Marcelon - Gazeta Express
string(34) "juve-ne-pole-position-per-marcelon"

Juve, në “pole-position” për Marcelon

Gazeta Express

01/04/2020 15:20

“Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga mbrojtësi i majtë i Real Madridit, i cili dëshiron t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Torino

Juventusi është i vendosur për ta transferuar Marcelon gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Kampioni aktual italian po e kërkon qe një kohë mbrojtësin e majtë të Real Madridit.

Dhe, mediumi “Le 10 Sport” shkruan se ky mund të jetë viti i fundit i 31 vjeçarit në fanellën “Los Blancos”, përcjell Gazeta Express.

Marcelo do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo tek Bardhezinjtë.

Ai ka oferta edhe nga klubet amerikane, por duket se është i vendosur të luajë ende në Evropë.

Përndryshe, Juventusi e pret krahëhapur përfaqësuesin brazilian.

Marcelo ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, por palët nuk kanë diskutuar për vazhdimin eventual të saj. /Gazeta Express/