Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me kreun e PDK’së, Kadri Veselin në presidencë, raporton Gazeta Express.
Kjo me ftesë të të parit të shtetit, pas mocionit për rrëzimi të qeverisë, ku presidenti ka ftuar liderët që të konsultohen lidhur me hapat që do të merren.
Paraprakisht Thaçi është takuar edhe me shefin e LDK’së, Isa Mustafen dhe të LVV’së, Albin Kurtin, derisa pritet që të shihet edhe me liderët e partive tjera.
Presidenca ka bërë publike fotografi nga takimi Thaçi – Veseli./Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...