Ndikimi i stresit në thinjen e flokëve - Gazeta Express
string(38) "ndikimi-i-stresit-ne-thinjen-e-flokeve"

Ndikimi i stresit në thinjen e flokëve

Gazeta Express

06/03/2020 1:12

Anekdotat kanë lidhur përvoja stresuese me fenomenin e thinjave të flokëve.

Tani, për herë të parë, shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, kanë zbuluar saktësisht se si zhvillohet procesi: stresi aktivizon nervat që janë pjesë e përgjigjes së luftës , të cilat  shkaktojnë dëmtim të përhershëm të qelizave burimore që rigjenerojnë pigmentin në gjëndrat e flokëve. Stresi ndikon në trup dhe janë një hap përpara shkencëtaret  drejt bllokimit të efekteve të tij negative.

Lexo Edhe:

Për shkak se stresi prek të gjithë trupin, studiuesit së pari duhej të gjenin se cili sistem i trupit ishte përgjegjës për lidhjen e stresit me flokët e thinjura .Studiuesit ,fillimisht  gjetën se stresi shkakton një sulm imunitar në qelizat që prodhojnë pigment. Sidoqoftë, kur minjtë që kishin mungesë qelizash imune  shaktuan thinja te flokëve, ata pastaj u drejtuan tek  hormonit kortizol, shkruan indeksonline

Stresi gjithmonë ngrit  nivelet e hormonit kortizol në trup, kështu që studiuesit menduan  se kortizoli mund të ketë një rol. Por për çudi, kur kanë  hequr gjëndrën mbiveshkore nga minjtë në mënyrë që ata të mos prodhojnë hormone të ngjashme me kortizolin , flokët e tyre përsëri u kthyen në të thinjura kur iu nënshtruan stresit.

Dëmtimi i përhershëm i tyre

Në folikulin e flokëve, qelizat e caktuara burimore veprojnë si rezervar  i qelizave që prodhojnë pigment. Kur rigjenerohen flokët, disa nga qelizat burimore shndërrohen në qeliza që prodhojnë pigment që ngjyrosin flokët. “Kur filluan ta studiojmë këtë, prisnin  që stresi të ishte i keq për trupin – por ndikimi i dëmshëm i stresit që zbuluan ishte përtej asaj që imagjinohej,” theksoi “ Hsu”. Pas vetëm disa ditësh, të gjitha qelizat burimore që rigjenerojnë pigmentin u humbën. Pasi u zhdukur, nuk mund të rigjeneronin më pigmentin. Dëmi është i përhershëm.