Kryeministri Kurti emëron Ismet Beqirin zëvendësministër të Kulturës - Gazeta Express
string(68) "kryeministri-kurti-emeron-ismet-beqirin-zevendesminister-te-kultures"

Kryeministri Kurti emëron Ismet Beqirin zëvendësministër të Kulturës

Gazeta Express

22/02/2020 16:42


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ismet Beqirin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti i ka uruar punë të mbarë zëvendësministrit Beqiri.

Lexo Edhe:

“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.