Nxënësi sërish më i mirë se mësuesi - Gazeta Express
string(35) "nxenesi-serish-me-i-mire-se-mesuesi"

Gazeta Express

22/02/2020 15:22

Nxënësi sërish më i mirë se mësuesi

Gazeta Express

22/02/2020 15:22

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Lampardin kundër Mourinhos.

Chelsea i Franck Lampard i ka dhënë fund ecurisë negative prej katër ndeshjeve pa fitore në Premierligë, duke rrëmbyer pikët e plota në ‘Stamford Bridge’.

“Blutë e Londrës” triumfuan 2-1 ndaj Tottenhamit te Jose Mourinhos, një tjetër fitore e Lampardit kundër njeriut që për shumë vite e kishte trajner dhe mësoi shumë nga ai sa ishin së bashku te Chelsea.

Oliver Giroud në minutën e 15’ dhe Marcos Alonso në atë të 48’ shënuan për Chelsean, derisa golin e nderit për Tottenhamin e shënoi Rudiger në portën e tij, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 44 pikëve – është distancuar në katër pikë nga Tottenhami në luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement