Nofka? "El Chapo". Profesioni? "Fermer" — Del një video e re e bosit të drogës duke u regjistruar në burg - Gazeta Express
string(96) "nofka-el-chapo-profesioni-fermer-del-nje-video-e-re-e-bosit-te-droges-duke-u-regjistruar-ne-burg"

Gazeta Express

19/02/2020 19:15

Nofka? “El Chapo”. Profesioni? “Fermer” — Del një video e re e bosit të drogës duke u regjistruar në burg

Gazeta Express

19/02/2020 19:15

I veshur me uniformë të bardhë, pa emër, por vetëm i etiketuar me numrin 3870, bosi i drogës, Joaquin El Chapo Guzman duket në disa pamje të pashfaqura më parë, ndërsa shoqërohet nga rojet në një burg meksikan, i kapur për herë të tretë pas dy arratisjesh.

Në video dëgjohet që kur rojet e pyesin për profesionin, El Chapo thotë shkurt: “Jam fermer”.

Lexo Edhe:

Intervista është pjesë e një video katërvjeçare të trafikantit famëkeq, bosi i Kartelit të Sinaloas, i cili tashmë ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në videon e shpërndarë nga mediat meksikane, Guzman shihet duke u regjistruar në burgun “Altiplano” në vitin 2016. Burgu ndodhet në një prej lagjeve të qytetit Juarez, shkruan a2cnn.

Më parë El Chapo ishte arratisur dy herë nga i njëjti burg, duke poshtëruar autoritetet meksikane, pasi kishte hapur një tunel mbi 1 kilometër të gjatë.

Në vitin 2017, El Chapo u ekstradua në Shtetet e Bashkuara ku u dënua për 10 akuza në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike dhe vrasjes.

El Preso 3870, imágenes inéditas de El Chapo Guzmán