Denver Nuggets ka arritur ta kalojë raundin e parë të ‘Play-Off’-it në ligën NBA.
Nuggets triumfuan në një ndeshje tejet të vështirë përballë Los Angles Lakers me dy pikë diferencë 108:106 dhe me serinë 4:1 kaluan tutje.
Denveri e nisi mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me plus katër, por shpejtë erdhi përgjigjja e Lakers në çerekun e dytë, me plus shtatë.
Fitorja e Denverit erdhi në çerekun e tretë të cilin e fituan me pesë pikë avantazh, derisa ai i fundit u mbyll baras.
Tek Nuggets Jamal Murray ishte fantastik me 32 pikë, duke përfshirë edhe dy të fundit në ndeshje, derisa Nikola Jokic shtoi 25 të tjera.
Nga ana tjetër, i shkëlqyeshëm ishte edhe LeBron James me double-double me 30 pikë e 11 asistime, si dhe Anthony Davis me double-double 17 pikë dhe 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore dhe kështu u eliminuan.
Në raundin e dytë të ‘Play Off-it’ në Konferencën e Perëndimit, Denveri do të luajë kundër Minesotas, që fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Phoenixit.
Kalimin në rrethin e dytë e siguroi edhe Oklahoma City Thunder 97:89 ndaj Neë Orleans Pelicans dhe kaluan tutje me lehtësi 4-0.
Fitoren Thunders e siguruan në çerekun e fundit, të cilin e mbyllën me plus nëntë pikë.
Oklahoma në raundin e dytë do të luajë kundër Los Angeles Clippers ose Dallas Mavericks. Rezultati në atë seri është 2-2.
Hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë bëri Boston Celtics me fitoren 102:88 në Miami.
Momentalisht, Celtics kanë epërsinë prej 3:1 në seri. Bostoni ishte skuadër më e mirë në tre çerekët e para të lojës, krejt çka arriti Miami ishte fitimi i çerekut të fundit.
Fituesi i duelit Boston-Miami, në raundin e dytë të Lindjes do të luajë kundër skuadrës më të mirë nga dueli Cleveland – Orlando, ku edhe atje seria është e barabartë 2:2./Gazeta Express.