Video e abuzimit seksual në "tik-tok", ndalohet për 48 orë i dyshuari nga Klina - Gazeta Express
string(76) "video-e-abuzimit-seksual-ne-tik-tok-ndalohet-per-48-ore-i-dyshuari-nga-klina"

Video e abuzimit seksual në “tik-tok”, ndalohet për 48 orë i dyshuari nga Klina

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 15:04

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se pas publikimit të një videoje në rrjete sociale të një abuzimi seksual, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë arrestuar.

“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, ka thënë Rugova për Express.

Lexo Edhe:

Pas intervistimit, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

“I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё“, ka konfirmuar Rugova./Express/