Autobusi përplaset me makinën e policisë, 3 pasagjerë të plagosur. Dalin detajet e para - Gazeta Express
string(85) "autobusi-perplaset-me-makinen-e-policise-3-pasagjere-te-plagosur-dalin-detajet-e-para"

Gazeta Express

18/02/2020 8:38

Autobusi përplaset me makinën e policisë, 3 pasagjerë të plagosur. Dalin detajet e para

Gazeta Express

18/02/2020 8:38

Tre pasagjere kane mbetur te plagpsur kur nje autobus i linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore. 

Sipas informacionit paraprak qe jep Policia e Tiranes mesohet se aksidenti ka ndodhur Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Lexo Edhe:

“Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.