Momenti kur vetura shtyp për kamioni dy punëtorë që po mblidhnin mbeturina në fshatra të Rahovecit - Gazeta Express
string(99) "momenti-kur-vetura-shtyp-per-kamioni-dy-punetore-qe-po-mblidhnin-mbeturina-ne-fshatra-te-rahovecitt"

Gazeta Express

17/02/2020 12:12

Momenti kur vetura shtyp për kamioni dy punëtorë që po mblidhnin mbeturina në fshatra të Rahovecit

Gazeta Express

17/02/2020 12:12

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dejnë të Rahovecit.

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur më 12 shkurt, lëndime të rënda kanë pësuar dy punëtorë të kompanisë së pastrimit.

Lexo Edhe:

Siç dëshmojnë pamjet e siguruara nga KALLXO.com, punëtorët ishin duke mbledhur mbeturinat nga shtëpitë dhe lokalet përderisa kamioni ecte ngadalë në rrugën e fshatit.

Në një moment, përderisa dy punëtorët ishin duke qëndruar prapa kamionit vjen një veturë me shpejtësi nga prapa, e edhe shkaku i rrugës së rrëshqitshme, nuk mundet ta ndalojë veturën me kohë, dhe i shtyp ata për kamioni.

Merret vesh se dy punëtorët e pastrimit kanë pësuar lëndime të rënda.

Për shkak se pamjet janë të rënda ftohen personat nën 18-vjeç dhe ata që janë të ndjeshëm të mos i shikojnë ato.