Pas takimit me Derkovskin, Osmani me apel për partitë: Na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike - Gazeta Express
string(94) "pas-takimit-me-derkovskin-osmani-me-apel-per-partite-na-duhen-zgjedhje-te-lira-dhe-demokratike"

Pas takimit me Derkovskin, Osmani me apel për partitë: Na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike

Gazeta Express

21/01/2020 13:51

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski kanë dërguar porosi pas takimit të mbajtur sot në selinë e KSHZ-së.

Osmani bëri apel deri tek të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve demokratike, korrekte. Osmani theksoi se përgjegjësia e të gjithëve është shumë e madhe dhe duhet pjekur.

Lexo Edhe:

“Gjithmonë kur vijë në takim në KSHZ them se kësaj here duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike, por kësaj here vërtet duhet të jetë kështu”, deklaroi Osmani duke potencuar se më 26 mars, në ditën e katërt të fushatës, është takimi i Këshillit Evropian, ndërsa pastaj vijojnë edhe takime të tjera lidhur me euro-integrimet tona.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski pohoi se secili prej pjesëmarrësve ta marrë përgjegjësinë e vet për organizimin e zgjedhjeve dhe qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre dhe të dalin në votim.