Thaçi shkruan nga Davosi: Fqinjësia e mirë me vendet e rajonit, një nga synimet e Republikës së Kosovës - Gazeta Express
string(93) "thaci-shkruan-nga-davosi-fqinjesia-e-mire-me-vendet-e-rajonit-synime-te-republikes-se-kosoves"

Thaçi shkruan nga Davosi: Fqinjësia e mirë me vendet e rajonit, një nga synimet e Republikës së Kosovës

Gazeta Express

21/01/2020 9:40

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se synim i Republikës së Kosovës është stabiliteti i qëndrueshëm ekonomik për një perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.

Kështu është shprehur Thaçi në Facebook, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin tha se do të paraqesë rrugën e zgjedhur të vendit.

Lexo Edhe:

”Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shpreh edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë. HTH”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë sot pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, i cili mbahet në Zvicër.

Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Kreu i shtetit do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Në Davos po qëndron edhe homologu serb i Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, ai pritet të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos.