Barça i bën ofertë Velas - Gazeta Express
string(24) "barca-i-ben-oferte-velas"

Barça i bën ofertë Velas

Gazeta Express

11/12/2019 15:47

Sulmuesi i rrezikshëm e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin Los Angeles FC në ligën MLS. Ai mund t’i bashkohet gjigantit katalunas për pjesën e dytë të sezonit

Futbollisti Jonathan dos Santos zbulon se Carlos Vela e ka marrë një ofertë nga Barcelona, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në MLS me Los Angeles FC.

Lexo Edhe:

Spekulohet se Vela mund të huazohet në Barcelonë gjatë janarit, shkruan Gazeta Express.

Edhe vetë 30 vjeçari kishte njoftuar se është afër transferimit në Camp Nou për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas futbollistit të LA Galaxy, Dos Santos, i cili kishte luajtur për Barçën në periudhën 2009-2014, Barça është duke e përgatitur terrenin për ta transferuar Velan në afatin kalimtar të janarit.

Vela konsiderohet si zëvendësues ideal i Luis Suarezit, duke e pasur parasysh sezonin e lodhshëm dhe të ngarkuar. /Gazeta Express/