Pastroni organizmin brenda 3 ditëve me këto metoda - Gazeta Express
string(50) "pastroni-organizmin-brenda-3-diteve-me-keto-metoda"

Pastroni organizmin brenda 3 ditëve me këto metoda

Gazeta Express

10/12/2019 13:32

Pastrimi i organizmit nga toksinat, të cilat i marrim vazhdimisht nga jashtë është i domosdoshëm, shkruan Agroweb.

Hapi i parë që duhet ta merrni është si të zgjoheni të pini një gotë me ujë me xhenxhefil dhe lëng limoni. Xhenxhefili dhe limoni kanë një rol tepër të rëndësishëm në pastrimin dhe hidratimin e trupit.

Lexo Edhe:

Në mëngjes, preferohet një përzierje e selinosë, kastravecit, spinaqit, majdanozit dhe limonit. Ky lëng e furnizon trupin me shumë ushqyes, eliminon toksinat dhe mbanë bakteret larg nga organizmi.

Në kohën e drekës, sigurohuni që të hani sa më shumë sallatë, që përmbajnë perime të shëndetshme. Ju mund ta kombinoni kastravecin, spinaqin, avokadon, domatet, brokolin dhe lulelakrën.

Gjatë ditës preferohet që ju të hani një grusht arra, supë të ngrohtë apo fruta me kos.

Para gjumit sigurohuni që të pini një filxhan çaj kamomili. Kamomili ka aftësi t’iu qetësojë dhe të përfundojë procesin e pastrimit nga toksinat, por edhe do t’iu ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë. /Express