Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 3 të vdekur në aksidente në më pak se një orë - Gazeta Express
string(75) "pergjaken-rruget-e-shqiperise-3-te-vdekur-ne-aksidente-ne-me-pak-se-nje-ore"

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 3 të vdekur në aksidente në më pak se një orë

Gazeta Express

09/12/2019 18:06

Pasditen e sotme një 60-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Prezë të Vorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56, ku  automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.

Lexo Edhe:

Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Po ashtu në Sarandë një tjetër i moshuar humbi jetën në rrethana të ngjashme.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Vrion, ku automjeti tip “Benz” ka goditi aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.

Ndërsa rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, janë përplasur dy motocikleta.

Njëri nga drejtuesit e motocikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.