Punëtorët e MKRS-së s’lejojnë që as me polici të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti - Gazeta Express
string(83) "punetoret-e-mkrs-se-slejojne-qe-as-me-polici-te-behet-zhvendosja-e-tyre-nga-objekti"

Gazeta Express

07/12/2019 11:52

Punëtorët e MKRS-së s’lejojnë që as me polici të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti

Gazeta Express

07/12/2019 11:52

Pavarësisht kundërshtimit të stafit civil, në orët mëngjesit të së shtunës, është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendeve tjera nga Ministria e Kulturës.

Kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike, ka provuar t’i largojë këto materiale nga objekti i Ministrisë, asistuar edhe nga Policia, por kjo nuk është lejuar nga punonjësit e këtij institucioni.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, ka thënë se aksioni i sotëm është bërë pa vendim zyrtar dhe, sipas tij, në mënyrë të jashtëligjshme, shkruan koha.net.

Berisha ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tentimet për zhvendosjen e ministrisë në objekt privat, do të bojkotojnë punën.

Stafi i ministrisë ka kundërshtuar vazhdimisht përmes protestave, zhvendosjen e kësaj ministrie.

Advertisement
Advertisement
Advertisement