Sir Alex Ferguson e uron presidentin e PSG-së për Championsin, tregohet i ashpër me Arsenalin - Gazeta Express
string(92) "sir-alex-ferguson-e-uron-presidentin-e-psg-se-per-championsin-tregohet-i-ashper-me-arsenalin"

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:40

Sir Alex Ferguson e uron presidentin e PSG-së për Championsin, tregohet i ashpër me Arsenalin

Futboll

Gazeta Express

31/05/2026 18:40

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka përgëzuar presidentin e Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaïfi, pasi skuadra e Luis Enriques fitoi Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi.

Një vit pas fitores 5-0 ndaj Interit në Mynih, PSG shkoi deri në fund edhe në Budapest kundër Arsenalit.

Ousmane Dembélé barazoi golin e hershëm të Kai Havertzit, ndërsa kampionët e Ligue 1 fituan me penallti pasi si Eberechi Eze ashtu edhe Gabrieli gabuan goditjet e tyre.

PSG tani ka po aq tituj të Ligës së Kampionëve sa Fergusoni gjatë kohës së tij te “Djajtë e Kuq”.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit gjithashtu shfrytëzoi rastin për të kritikuar kundërshtarët e PSG në finale.

Siç pritej, “Topçinjtë” e Arsenali u përpoqën me çdo mënyrë të kufizonin PSG-në me një paraqitje shumë mbrojtëse që nuk i pëlqeu aspak Fergusonit.

“L’Equipe” raporton se skocezi i ka dërguar këtë mesazh Al-Khelaïfit:

“Nasser, ky është Alex Ferguson. Urime, ishte një natë e vështirë për ju, por keni luajtur kundër një ekipi të mërzitshëm që nuk bëri asgjë tjetër përveçse u mbrojt. Shijoni pushimet, e meritoni”, raportohet të ketë thënë Fergusoni.

Komentet e Fergusonit pasojnë ato të João Nevesit, i cili tha se PSG ishte i vetmi ekip “që donte të luante” në një finale të Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement