Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mobilizimin në tubimin elektoral të Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se qytetarët e Skenderajt dëshmuan edhe një herë mbështetjen e tyre për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe për partinë.
“Faleminderit Skenderaj për mobilizimin dhe besimin e palëkundur duke dëshmuar edhe një herë se zemra e Drenicës rreh fuqishëm për fitoren e Bedri Hamzës dhe PDK-së”, ka shkruar Lushtaku.