Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, e ka marrë një pritje madhështore në Kil pas mbërritjes së tij për t’iu bashkuar klubit Colo Colo, duke e konfirmuar popullaritetin e jashtëzakonshëm që e fitoi me paraqitjet në Kupën e Botës 2026.
Qindra tifozë u mblodhën në aeroport për ta pritur 40-vjeçarin, duke e brohoritur vazhdimisht emrin e tij: “Vozinha! Vozinha!”.
¡Muchas gracias, Chile! 🇨🇱❤️
— Vozinha🧤 (@Josimardias111) August 3, 2026
Desde que llegué, solo he recibido cariño y una hospitalidad increíble. Estoy muy agradecido por el recibimiento.
Mañana será mi revisión médica. Si Dios quiere, será el comienzo de un nuevo capítulo muy especial. Estoy listo para darlo todo por… pic.twitter.com/T56wwChnyz
Atmosfera festive e tregoi ndikimin që portieri e ka pasur te publiku kilian, pavarësisht se nuk kishte luajtur më parë në kampionatin e këtij vendi, shkruan “Al Jazeera”, përcjell “Gazeta Express”.
Vozinha u bë një nga zbulimet më të mëdha të Botërorit, falë pritjeve spektakolare me Kombëtaren e Kepit të Gjelbër, e cila arriti historikisht në fazën me eliminim direkt dhe e fitoi admirimin e tifozëve në mbarë botën.
Performancat e tij bënë që fama e tij të shpërthente edhe në rrjetet sociale.
Vozinha mania! 🙌
— Match of the Day (@BBCMOTD) August 3, 2026
🗓️ May 2026: Without club
🗓️ June/July 2026: Becomes Cape Verde World Cup hero
🗓️ August 2026: Arrives in Chile and is mobbed by supporters of his new team Colo-Colo pic.twitter.com/tYsU4gapnk
Transferimi te Colo Colo është një hap i rëndësishëm në karrierën e portierit veteran.
Klubi kilian madje po e kërkon një përjashtim nga rregullorja që ai të mund ta mbajë në fanellë pseudonimin “Vozinha”, emër me të cilin është bërë i njohur në futbollin ndërkombëtar. /Gazeta Express