Gjini - Kurtit në letër: Ofruam ndihmë për themelimin e institucioneve, s'morëm asnjë përgjigje për gjashtë kërkesat tona - Gazeta Express
string(116) "gjini-kurtit-ne-leter-ofruam-ndihme-per-themelimin-e-institucioneve-smorem-asnje-pergjigje-per-gjashte-kerkesat-tona"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 16:20

Gjini – Kurtit në letër: Ofruam ndihmë për themelimin e institucioneve, s’morëm asnjë përgjigje për gjashtë kërkesat tona

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 16:20

Kur kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e kishte ftuar që të takoheshin në korrik, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini kishte refuzuar.

Gjini kishte paraqitur gjashtë kërkesa që do të duhej t’i plotësonte Kurti në këmbim të mbështetjes të krijimit të institucioneve, pa pjesëmarrjen e kësaj partie në qeverisje.

Sot, Kurti e ftoi Gjinin sërish në takim, duke ia ofruar si opsione disa orare për nesër dhe pasnesër. Përgjigjja e kryetarit të Aleancës ishte e shpejtë, dhe sërish negative.

Në një letër që Gjini ia dërgoi Kurtit si përgjigje ndaj ftesës për takim, ai shkruan se Aleanca nuk ka “kurrfarë interesi” për t’u bërë pjesë e qeverisë së re, ndërkaq shton se për themelimin e institucioneve mund të ndihmojnë, në rast se LVV-ja pranon gjashtë kërkesat e tyre, për të cilat tha se nuk morën “asnjë përgjigje direkte ose indirekte”.

“I nderuar z. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Në letrën kthyese të datës 9 korrik 2026, Aleanca e ka qartësuar pozicionin e vet sa i përket themelimit të institucioneve. Aty ju kemi bërë të ditur se nuk kemi kurrfarë interesi që të jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës, në asnjë format. Po ashtu, e kemi ofruar mundësinë e ndihmesës për themelimin e institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh pikërisht zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Ne kemi vendosur gjashtë pika që besojmë se janë interes jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërkohë nuk e kemi marrë asnjë përgjigje direkte ose indirekte për to”, shkroi ai në letër.

Gjini ia renditi sërish Kurtit gjashtë kërkesat e Aleancës.

“Gjashtë pikat tona janë: Orientimi Strategjik dhe Gazi Amerikan – Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet strategjik dhe jetik shtetëror. Pavarësia Energjetike – Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit. Lehtësimi për Bizneset e Vogla – Ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro. Mbështetja për Bujqësinë – Lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë për nxitjen e prodhimit vendor. Buxhetimi i Infrastrukturës – Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull. Fondi Emergjent për Kryeqytetin – Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën”, shkroi ai në letër.

Kryetari i Aleancës e mbylli letrën me këtë fjali: “Prandaj, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement