Holanda e mendon rikthimin e Van Gaalit, mund ta marrë mandatin e katërt si trajner i kombëtares - Gazeta Express
string(95) "holanda-e-mendon-rikthimin-e-van-gaalit-mund-ta-marre-mandatin-e-katert-si-trajner-i-kombetares"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 15:54

Holanda e mendon rikthimin e Van Gaalit, mund ta marrë mandatin e katërt si trajner i kombëtares

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 15:54

Pas dorëheqjes së Ronald Koemanit nga posti i trajnerit të Holandës pas eliminimit në Kupën e Botës 2026, në Federatën Holandeze të Futbollit kanë nisur diskutimet për pasuesin e tij.

Mes emrave të përmendur ka dalë edhe një ide e bujshme: rikthimi i Louis van Gaalit për një mandat të katërt në krye të “Tulipanëve”.

Sipas raportimeve nga Holanda, emri i Van Gaalit është përmendur si një zgjidhje me përvojë për ta stabilizuar kombëtaren në një moment delikat, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri 74-vjeçar e ka drejtuar Holandën në tri periudha të ndryshme dhe konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit holandez.

Megjithatë, një rikthim i tij nuk shihet si skenari më i mundshëm.

Gjithnjë sipas mediave holandeze, kandidati kryesor mbetet Arne Slot, me të cilin Federata Holandeze i ka zhvilluar tashmë kontaktet e para.

Van Gaal mbetet një figurë shumë e respektuar në Holandë dhe ideja e një mandati të katërt ka ngjallur debat në opinionin sportiv, por për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, ndërsa Federata po i vazhdon kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement