Drejtori i Leipzigut me “kunja” për Fabrizio Romanon: S’ka ende asgjë të kryer për Diomanden te Reali - Gazeta Express
string(97) "drejtori-i-leipzigut-me-kunja-per-fabrizio-romanon-ska-ende-asgje-te-kryer-per-diomanden-te-reali"

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 16:00

Drejtori i Leipzigut me “kunja” për Fabrizio Romanon: S’ka ende asgjë të kryer për Diomanden te Reali

Futboll

Gazeta Express

03/08/2026 16:00

Drejtori menaxhues i RB Leipzigut, Marcel Schäfer, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e talentit 19-vjeçar, Yan Diomande.

Pavarësisht spekulimeve të shumta se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është shumë pranë kalimit në “Santiago Bernabeu”, drejtuesi i klubit gjerman ka sqaruar se negociatat ende nuk kanë përfunduar.

Gara për nënshkrimin e Diomandes ka marrë një kthesë të re, pasi Schäfer ka mohuar publikisht pretendimet se marrëveshja me Real Madridin është mbyllur. Sulmuesi anësor 19-vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javës së fundit, me raportime të shumta që pretendonin se Florentino Perez dhe drejtuesit e klubit madrilen kishin arritur më në fund marrëveshjen për talentin e madh nga Bregu i Fildishtë.

Në një intervistë për “Sky Germany”, drejtuesi i Leipzigut kritikoi mënyrën se si raportohen transferimet në ditët e sotme, duke iu referuar edhe frazave të famshme të gazetarëve të rrjeteve sociale.

“Është e qartë se disa të ashtuquajtur ekspertë të transferimeve raportuan para disa ditësh se marrëveshja ishte kryer ose i vendosën etiketën ‘here we go’. Kjo thjesht nuk është e vërtetë”, deklaroi Schäfer.

Saga e transferimit ka nxitur përplasje edhe mes raportimeve të gazetarëve të njohur, pasi Fabrizio Romano prej më shumë se një jave ka insistuar se marrëveshja është arritur. Madje, ai i vendosi edhe etiketën e tij të famshme “here we go”, duke raportuar se paketa totale e transferimit arrin në 132 milionë euro, prej të cilave 122 milionë janë shumë fikse dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

I pyetur se sa kanë avancuar bisedimet, Schäfer theksoi se klubet nuk janë ende pranë përfundimit të marrëveshjes. Ai bëri të ditur se, ndonëse ekzistojnë negociata mes dy klubeve, Leipzigu nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për transferimin.

“Ende nuk jemi në atë fazë”, shtoi ai.

Diomande zhvilloi një sezon fantastik në Bundesliga, ku realizoi 12 gola dhe regjistroi tetë asistime. Megjithatë, ai ka munguar në aktivitetet e fundit të Leipzigut, pasi nuk luajti në miqësoren ndaj SC Verl për shkak të një sëmundjeje, ndërsa nuk udhëtoi as me skuadrën në fazën përgatitore në Austri.

Ndërkohë që klubet vazhdojnë negociatat për shumën përfundimtare dhe mënyrën e pagesës, raportohet se futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje verbale për kushtet personale me Real Madridin. Megjithatë, edhe nëse klubet bien dakord për transferimin, marrëveshja mund të vonohet për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore mes ish-agjentëve dhe agjentëve aktualë të lojtarit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement