Manchester City nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Rodri, pavarësisht interesimit të madh të Real Madridit për mesfushorin spanjoll.
Sipas raportimit të Sky Sports Deutschland, kampioni anglez i ka vendosur një çmim prej 75 milionë eurosh fituesit të “Topit të Artë”, duke qëndruar i palëkundur në vlerësimin e tij, edhe pse Real Madridi po e ndjek me seriozitet situatën.
Raporti shton se edhe vetë Rodri është i interesuar për një transferim në “Santiago Bernabéu”, çka mund t’i japë një shtysë të madhe negociatave mes dy klubeve gjatë javëve të ardhshme.
Real Madridi vazhdon të kërkojë përforcime në repartin e mesfushës dhe e sheh Rodrin si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ri, ndërsa Manchester City nuk dëshiron ta humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, përveç nëse oferta arrin vlerën e kërkuar prej 75 milionë eurosh.
Nëse transferimi realizohet, ai do të ishte një nga marrëveshjet më të bujshme të merkatos së verës 2026.