Natë e keqe për ekipet kosovare, eliminohet edhe Malisheva - Gazeta Express
string(57) "nate-e-keqe-per-ekipet-kosovare-eliminohet-edhe-malisheva"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 23:03

Natë e keqe për ekipet kosovare, eliminohet edhe Malisheva

Futboll

Gazeta Express

30/07/2026 23:03

Edhe Malisheva i ka dhënë fund këtu aventurës në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Nënkampioni i Kosovës u mposht 4:1 nga ekipi skocez, Hibernian në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Dueli i parë në Prishtinë u mbyll me fitore 2:0 të Malishevës, por ekipi i Thomas Brdaric nuk arriti ta ruante rezultatin.

Elding, Passlack dhe Loëe shënuan për epërsinë 3:0 në pjesën e parë të skocezëve.

Boyle në minutën e 57-të shënoi për 4:0, ndërsa krejt çfarë arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Bajraktari në minutën e 83-të.

Për Malishevën këtu është fundi i rrugëtimit në Europë, kurse Hibernian kualifikohet në raundin e tretë, aty ku do ta presë ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija nga Tetova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement