Data 23 korrik ka hyrë në histori si dita më e ngarkuar për aviacionin komercial, pasi numri i fluturimeve të realizuara në mbarë botën arriti një rekord të ri.
Sipas të dhënave të platformës së monitorimit të fluturimeve Flightradar24, gjatë kësaj dite u regjistruan gjithsej 153.359 fluturime komerciale, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda 24 orëve.
Ekspertët e lidhin këtë rekord me kulmin e sezonit të pushimeve verore në hemisferën veriore, kur miliona njerëz udhëtojnë drejt destinacioneve turistike.
Për të përballuar kërkesën e madhe, kompanitë ajrore kanë shtuar numrin e fluturimeve në shumë prej linjave ndërkombëtare.
✈️ Take a look at what the busiest day in aviation history looked like
— NEXTA (@nexta_tv) July 30, 2026
It's now official: 23 July was the busiest day in the history of commercial aviation.
Flightradar24 tracked a record 153,359 commercial flights in a single day.
The reason is simple: the Northern Hemisphere… pic.twitter.com/w3Y8FwQafE
Rritja e trafikut ajror ka sjellë gjithashtu ngarkesë më të madhe për aeroportet kryesore në botë, të cilat gjatë muajve të verës përballen me numër rekord pasagjerësh dhe lëvizjesh ajrore.
Ky rekord tregon rimëkëmbjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të industrisë së aviacionit pas viteve të vështira të shkaktuara nga pandemia, ndërsa kërkesa për udhëtime vazhdon të rritet.
Për udhëtarët që preferojnë qetësinë dhe shmangien e turmave, periudha e pikut të verës mbetet një nga momentet më të ngarkuara për të udhëtuar. /Telegrafi